Një arsye më shumë për t'i dashur katërputroshët: Qenushja i shpëton jetën të zotit 84-vjeçar

Një qenushe i ka shpëtuar jetën të zotit të saj, 84 vjeç, pasi ai u rrëzua dhe dëmtoi këmbën në një zonë rurale në Ëashington. Gitta, 13 vjeç, shkoi me vrap në rrugën kryesore dhe priti në mes të rrugës për disa orë, derisa arriti të sinjalizohej nga autoritetet.

Gita, e cilësuar si një “gocë e mirë dhe një heroinë e vërtetë”, ishte kaq e shqetësuar për të zotin dhe nëse ajo nuk do të arrinte “të komunikonte” me autoritetet, ai mund të kishte humbur edhe jetën.

“Besnikëria dhe heroizmi i miqve tanë me gëzof nuk dështojnë kurrë së na surprizuari”, tha një prej personave që gjeti të moshuarin, pasi vuri re Gita-n, të ulur në mes të rrugës. Ai tha se u munduan të gjithë që ta merrnin Gita-n në makinë dhe t’i gjenin shtëpinë, por ajo nuk pranonte. Më tej, ajo u tregoi autoriteteve shtëpinë dhe zonën ku i zoti kishte vrarë këmbën dhe nuk mund të çohej.

Fillimisht, djemtë që e gjetën burrin 84-vjeçar thanë se në fillim kontrolluan shtëpitë rreth e rrotull, por s’mundën të gjenin të zotin e Gita-s dhe t’i dorëzonin qenin. Më pas, një prej personave në makinë u shpreh se kishte ndjesinë se kishin bërë diçka gabim, u kthyen te Gita dhe e panë atë të shtrirë në rrugë.

Ajo vrapoi derisa i orientoi autoritetet në një kabinë të vogël verore, ku ata dëgjuan zërin e burrit që thërriste për ndihmë në distancë. Ai mori mjekimin e duhur dhe mund ta themi se Gita u tregua heroina e asaj dite dhe sipas autoriteteve, ka gjithë meritat që “i shpëtoi jetën atij”.