Pogradec/ Tenton t’i japë fund jetës duke pirë një sasi ilaçesh, niset me helikopter drejt Tiranës gruaja

Një shtetase është paraqitur nga familjarët në spitalin e Pogradecit.

Nga burimet mësohet se 50-vjecarja ka konsumuar një sasi barnash qëllimisht, për t’i dhënë fund jetës.

Burimet konfirmojnë se shtetasja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Aktualisht ajo po transportohet me helikopter drejt QSUT-së pasi ndodhet në gjendje të rëndë. Pasi mori ndihmën e parë nga mjekët e Pogradecit, u kerkua mjekim me i specializuar në kryeqytet.