VIDEO/ Kur teknologjia dështon! Fjalimi robotik i Kamala Harris bën xhiron e rrjetit

Jemi mësuar që udhëheqësit politikë t’i shohim shpesh t’iu drejtohen turmave në mënyrë mjaft elokuente, çka ndonjëherë i bën ata të duken të pagabueshëm në sytë e mbështetësve të tyre, të cilët harrojnë se këta persona me shumë gjasë janë duke lexuar nga një teleprompter.

Por, çfarë ndodh kur teknologjia dhe teleprompter-i dështon?

Kjo i ka ndodhur Zv. presidentes amerikane dhe kandidates presidenciale demokrate Kamala Harris gjatë një takimi electoral në Miçigan, kur teleprompteri duket se ka pësuar defect.

‘A e patë Magic Johnson?’ tha Harris, teksa i referohej basketbollistit të njohur, i cili më herët shprehu mbështetjen e tij për Harris përmes një videoje në Instagram, ‘Iu kujtohet numri i tij? 32! Dhe ne jemi 32 ditë larg zgjedhjeve!’

Pas kësaj, Harris u detyrua ta ndërpriste fjalën për pak sekonda për shkak të defektit të teleprompterit, ndërsa në portretin e saj dallohet një shqetësim i lehtë.

‘Pra, 32 ditë. 32 ditë,’ vazhdoi të thoshte Zv. presidentja, e detyruar të përsëriste fjalët e saj.

Fjalimi i Harris u kritikua së tepërmi në mediat sociale, ku shumë përdorues e cilësuan si një moment poshtërues.

‘Kamala Harris është mishërim i paaftësisë së administratës Biden,’ tha një komentues.

 ‘Kur nuk funksionon teleprompteri, gjithçka që marrim është një përsëritje robotike ‘32 ditë’. Kjo nuk është thjesht një gafë, por panic dhe një pamje e lidershipit kaotik që do të vazhdojë të minojë vendin tonë,’ u shpreh një tjetër përdorues.

Harris gjendej në qytetin Flint të Miçiganit, një bastion i sindikatave të punëtorëve, me shpresën se do të siguronte mbështetjen e sindikatës së zjarrfikësve, por gjërat nuk ecën sipas pritshmërive të Zv. Presidentes. Kjo, pasi në momentet e fundit, Shoqata Ndërkombëtare e Zjarrfikësve refuzoi të shprehte mbështetje për ndonjë prej kandidatëve.