7 tetori/ Bardhi nga Fieri: Shteti personal i Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit

Kryetari i grupit parlamentar të PD, dhe i dërguari politik në Fier, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me banorët në Libofshë të Fierit.

Me atë një të reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se në protestën e 7 Tetorit, qytetarët fierakë do të dalin në rrugë.  

‘Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.’, theksoi Bardhi duke u bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës së opozitës.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Të hënën, datë 7 Tetor, ora 18:00, Fieri marshon drejt Tiranës!

Takimet në Rreth Libofsh të Fierit, për ti bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e të hënës, ishin një mundësi e mirë të mësuar edhe më shumë arsye që kanë qytetarët e qarkut Fier për të mos pranuar ti nënshtrohen padrejtësive. Si asnjëherë më parë qytetarët janë të vendosur se ka ardhur koha për ti treguar Edi Ramës se boll është boll. 12 vjet janë shumë kohë e humbur.

Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit. Është detyrë dhe mision i çdo qytetari të ndershëm që të reagojë ndaj tentativës së Partisë Socialiste për të zhbërë shtetin ligjor, dhe për të instaluar shtetin personal të Edi Ramës.