Shantazh në Kushtetuese për të rrëzuar ‘SKY-EncroChat’

Në Gjykatën Kushtetuese ka presion e shantazh të madh, për të rrëzuar përdorjen e përgjimeve të telefonave të kriptuar si procedurialisht të ligjshme në dosjet e mëdha penale nisur nga këto materiale.

Ka edhe gjyqtarë të kësaj trupe, të përfshirë në biseda me të pandehur të këtyre procedimeve të angazhuar drejtpërdrejt në këtë sulm kundër. Grupet kriminale mbështetëse, lobuese, kanë fuqi të shumta në emra të rëndësishëm të pushtetit, gjendur në kurthin e materialeve të sekuestruara të aplikacioneve.

Të akuzuar të dosjes ‘Metamorfoza’ kanë dërguar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese duke hapur shtegun e mundësisë së rrëzimit të këtyre akuzave bazuar ne aktet e prodhuara nga ‘SKY-EncroChat’. Flitet për kanosje serioze por të identifikuara nga shërbimet e Strukturës së Posaçme, të inteligjencës dhe partnerëve.

Vendimet e Strasburgut kanë dhënë mundësi drejtësisë të vendeve ku gjenden të akuzuarit, të marrë në konsideratë këto përgjime, duke shkuar te provat të marrë në hetim personat e përfshirë në vepra të rënda krimit të organizuar e trafikut të drogës.

Përgjimet mes bandave, krimit të organizuar, mafias, qeveritarë, politikë, deputetë, ministra, bashkiakë, medie, biznese, prokurorë, gjyqtarë, funksionarë të drejtësisë, janë ferri penal ku mund të shemben një numër i frikshëm emrash me pushtet e para të pakufizuar deri më sot. Bisedat shqip zënë mbi 30 përqind në serverin nga dalin të dhënat. Ndaj halli është i madh për shumë e shumë funksionarë zyrash.

Miliona faqe

Miliona mesazhe

Mijëra foto, video

Një arsenal ku duhet nga një SPAK për dosje.

 ‘EncroChat’ është pusetë me thellësi tronditëse. Krahasuar me fashikujt aktualë, ajo rrëzon shumë pushtete politike, ekzekutive, parlamentare, drejtësisë, mediatike, diplomatike. Vështirë të ndalosh në emra të munguar të fortësh publikë. Krimi elektoral është në çdo prurje. Shumë të pandehur shqiptar, ndaluar në Dubai dhe vende të tjera po gjykohen në Belgjikë e vende të tjera të Evropës.

Emra ministrash e politikanësh kanë dalë shpesh aty. Miliarda euro investime. Nga Franca kanë ardhur mbi 40 dosje. Priten shumë të tjera. SPAK-u ka punë të madhe pastrimi edhe brenda sistemit.

Ky vendim në Gjykatën Kushtetuese do të jetë me shumë zarar publik, nëse i hap udhë amnistisë. Mazhoranca duket e sekëlldisur për fatin e kësaj vendimmarrjeje pasi nuk do gjejë rrugë të dytë daljeje. Por, përdorues kudo jeni, ka gjithmonë një plan B.

Gjyqi publik ka gjasa të mund ta shpëtojë atë të vonuarin juridik. Ky vendim ka hapur krizë e trazira në Gjykatën Kushtetuese, ku pritet prova e zjarrit.

Fatkeqësisht si me shumë vendime.