Videoja po bën xhiron e rrjetit, Diddy paralajmëron Justin Bieber mos të flasë publikisht për kohën e tyre së bashku

Një video e re me Justin Bieber dhe Diddy po bën xhiron e rrjetit pas skandalit tronditës të zbuluar javët e fundit dhe që lidhen me 55-vjeçarin reper. Bieber ishte i ftuar së bashku me reperin në “Jimmy Kimmel Live”. Në një moment moderatori iu drejtonm pyetjen: “Çfarë nuk shkon me ju djema? A punoni bashkë?'

Diddy i përgjiet i pari duke thënë: “Jo, ne jemi bërë miq në një mënyrë të çuditshme. Për shumë prej nesh ai është si një vëlla i vogël. Ai nuk ka frikë të telefonojë dhe të kërkojë këshilla. Industria e muzikës është një familje e fortë dhe shumë njerëz, duke përfshirë edhe atë, donin ta "përqafonin" Bieber dhe ta "mbronin" atë, sepse ai është një person i mirë".

Asokohe Bieber e falënderoi Diddy-n për fjalët e mira, ndërsa theksoi se mund t'i blejë një makinë tip "Lamborghini", siç bëri për djalin e tij.

"Ai më mori një Lamborghini, thjesht nuk e kam marrë akoma", dëgjohet duke thënë Bieber, me reperin që e vështron me sy.

"Ai kishte Lamborghini për një ose dy ditë kur kishte akses në shtëpinë time," tha Diddy, duke iu referuar 48 orëve që kaloi me Bieber në rezidencën e tij. 

“Ai di të bëjë shumë më tepër sesa të flasë për gjërat që ka bërë me mua në TV. Jo gjithçka është për të gjithë”, shtoi reperi.