", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/October/06/auto_-640-0-1728120763xrihanna-w-2012-r-sean-diddy-combs-w-2016-r-3551728204526.jpeg", "width": 900, "height": 505 } }

A ka marrë pjesë në ndonjë nga festat e P. Diddy? Rihanna thyen heshtjen: Kjo është çmenduri

Emri i saj është lakuar nëpër media ndërkombëtare, si pjesë e listës së yjeve botërore që kanë marrë pjesë në festat famëkeqe të reperit Sean “Diddy” Combs. Së fundmi, Rihanna është pyetur drejtpërdrejt nga një gazetar, teksa këngëtarja po dilte nga një festë.

"A keni marrë pjesë në ndonjë nga festat e P. Diddy ?" Teksa këngëtarja e ka injoruar pyetjen e parë, gazetari ka këmbëngulur sërish në marrjen e një përgjigje duke e pyetur sërish: “A keni qenë e përfshirë në ndonjë nga ‘freak off-et’? "

Rihanna nuk e ndaloi ecjen e saj drejt makinës, ndërsa përgjigja e saj e vetme ishte duke buzëqeshur, teksa tha: "Kjo është çmenduri". 

Diddy u arrestua më 16 shtator 2024, në një hotel në New York disa javë më parë. Ai u ndalua në Park Hayatt, pas një hetimi federal, i cili çoi edhe në bastisjen e shtëpive të tij në Miami dhe Los Angeles, ku u zbuluan mbi 1,000 shishe lubrifikantë dhe lëndë të ndryshme narkotike.