Presidenti i Tajvanit: E pamundur që Kina të jetë atdheu ynë

Është e pamundur që Republika Popullore e Kinës të bëhet atdheu mëmë i Tajvanit, sepse Tajvani ka rrënjë më të vjetra politike”.

Kështu u shpreh presidenti tajvanez, Lai Ching-te, shkruan Reuters.

Lai, i cili mori detyrën në maj, dënohet nga Pekini si një “separatist”. Ai kundërshton pretendimet e Pekinit për sovranitet, duke thënë se ishulli është një vend i quajtur Republika e Kinës, e cila e ka origjinën e saj që nga revolucioni i vitit 1911 që përmbysi dinastinë e fundit perandorake.