Dhunë dhe ngacmim seksual ndaj të miturës, dy të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili ka dhunuar vajzën e tij.

“ A. V., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një 31-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

“M. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.”, thuhet në njoftim.

Ngjarja është ende në hetim.