Trump premton eksplorimin e Marsit/ Rikthehet me tubim në Pensilvani, aty ku i shpëtoi atentatit

Donald Trump është rikthyer në vendin ku i mbijetoi një atentati në Butler, Pensilvani.

“Faleminderit”, tha ai para një turme të madhe, shkruan Sky News.

“Një faleminderit shumë i madh. Ne e duam Pensilvaninë”, shtoi ai, gjë që shkaktoi brohoritje nga publiku.

Trump tha: “Kthehem në Butler për të dhënë një mesazh të thjeshtë. Ne do ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri, do të fitojmë zgjedhjet”.

“Personi i armatosur kishte për qëllim të më mbyllte gojën mua dhe lëvizjes MAGA”, tha Trump në lidhje me atentatin.