Shqiptari plagos me armë një person në Itali, sherri nisi në lokalin e natës

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka qëlluar një person me armë. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme në një lokal nate në Castel Bolognese.

I plagpsuri ndodhej në hyrje të lokalit kur ka mbërritur shqiptari me të cilin ka debatuar. Më pas 49-vjeçari ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar katër herë.

Shqiptari arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, por arratia nuk zgjati shumë, pasi u arrestua nga policia.

Arma e përodrur, një pistoletë gjysmëautomatike u sekuestrua dhe rezultoi se ishte e vjedhur. 49-vjeçari akuzohet për veprat penale “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ai u dërgua në burgun e Ravenës në pritje të masës së sigurisë.