SYRI TV/ Berisha: 7 tetori është dita e mosbindjes civile, nuk do të pajtohemi kurrë me diktaturën
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se 7 tetori do të jetë dita e mosbindjes civile masive, ku qytetarët do të nisin betejën për krijimin e qeverisë teknike dhe rikthimin e votës së lirë në vend.
Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se Edi Rama dhe mazhoranca socialiste janë tmerruar për protestën që do të zhvillohet në 7 tetor në orën 18:00 si dhe theksoi se deputetët e opozitës do e vijojnë betejën e tyre edhe në Parlament.
SYRI TV
Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se 7 tetori do të jetë dita e mosbindjes civile, ku qytetarët do të nisin betejën, për të cilën kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste janë tmerruar.
Berisha theksoi se në 7 tetor në orën 18:00 qytetarët protestojnë për krijimin e qeverisë teknike dhe rikthimin e votës së lirë në vend.
Kreu demokrat pati edhe një mesazh për të gjithë ata që I bëjnë opozitë opozitës në vend.
Sali Berisha denoncoi se si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë festuar për vendimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji
Berisha bëri me dije se deputetët e opozitës do e vijojnë betejën e tyre në Parlament, ku akuzoi Elisa Spiropalin se është emëruar nga bandat në krye të Kuvendit.