Preka: Goli erdhi nga skema, s’keni parë gjë akoma

Goli i Marçelino Prekës vendosi ndeshjen e të kuqve përballë Bylisit në “Arenën e Demave”. Në përfundim të takimit, 21-vjeçari i kushtoi rëndësi faktit që ekipi nuk po pëson prej tri ndeshjesh.

“Kemi 3 ndeshje që nuk pësojmë dhe kjo është e rëndësishme. Goli e kishim punuar në stërvitje, ishte skemë e trajnerit dhe besonim shumë që do të shënonim nga standardet.

Meritë ka gjithë ekipi që nuk pësojmë gol, nuk është vetëm meritë e imja. Ky është viti im, s’keni parë gjë akoma”, u shpreh mbrojtësi.