Goditja në zemër, si të zvogëlohet rreziku

Ky togfjalësh ka hyrë në shumë familje, diku si kërcënim, diku tjetër si dramë.

Ndoshta është koha që ju të ndryshoni disa gjëra në jetën tuaj për të pasur një zemër të shëndetshme. 

Rreziku i sëmundjeve të zemrës zvogëlohet kur ju vendosni të kaloni nga një jetë sedentare, në një jetë aktive si dhe nga eliminimi disa ushqimeve të tilla si:

- Ëmbëlsirat

- Brumërat

- Alkoolin

- Pijet industriale,

- Yndyrnat e përpunuara dhe ato shtazore.

- Mishin e kuq si dhe atë të përpunuar.

Ekziston një rregull i thjeshtë, zgjidhni për konsum ushqime të papërpunuara.

- Rrisni aktivitetin fizik në natyrë. 

- Hani shëndetshëm. 

- Kontrolloni stresin.

- Kujdesuni për peshën tuaj. 

- Mos pini duhan, alkool.

- Flini mjaftueshëm.

Nëse vuani nga çrregullime të tilla mos bëni kompromise me zgjidhje të përkohshme. Vizitohuni te mjeku juaj i besuar!