Preka i jep fitoren Partizanit, goli i Vuthajt ‘nderon’ Egnatian në Korçë

Partizani dhe Egnatia marrin fitore identike (1-0) në javën tetë të Kategorisë Superiore dhe ngjiten në krye të klasifikimit përkatësisht me 15 pikë të kuqtë dhe 14 rrogozhinasit.

Nëse Partizani shfrytëzoi faktorin fushë për të mposhtur minimalisht Bylisin, Egnatia iu imponua Skënderbeut në transfertë, për të marrë tri pikë me shumë vlerë.

Në “Arenën e Demave” gjithçka u vendos nga goli i Prekës në minutën e 71-të, ndërsa në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës ai që vendosi ndeshjen ishte Vuthaj në minutën e 64-t.

Duhet kujtuar që Skënderbeu luajti me një futbollist me pak që nga minuta e katërt për shkak të ndëshkimit të Luchos me karton të kuq. Forcat në fushë u barazuan në 76-tën, pasi edhe Malota la lojën pasi mori ndëshkimin maksimal.