VIDEO/ Gol dhe asist për Mane, Ronaldo protagonist tek Al Nassr

Al Nassr, me Cristiano Ronaldon titullar, mposhti Al Orobah me rezultatin 3-0 në raundin e gjashtë të ligës saudite. CR7 dhe Sadio Mané ishin protagonistët kryesor të kësaj ndeshjeje.

Skuadra e Piolit kaloi në epërsi pas minutës së 17-të. Gjyqtari tregoi me shenjë nga pika e bardhë për shkak të prekjes së topit me dorë nga një lojtar i Al Orobah dhe Cristiano Ronaldo nuk e pati të vështirë ta shndërronte në gol. Për ‘yllin’ portugez ishte goli i 905-të në karrierën e tij.

Al Nassr e dominoi takimin duke shënuar edhe dy gola të tjerë me Sadio Mane, në një prej finalizimeve i asistuar pikërisht nga Ronaldo.

Al Nassr, pas javës së gjashtë të Ligës Profesioniste Saudite, mban vendin e tretë më 14 pikë, me katër fitore dhe dy barazime.

(Golat e ndeshjes)