Zjarri në Komisariatin e Policisë Shijak/ AMP nis hetimet

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 18;30 ka rënë zjarr në katin e dytë të Komisariatit të Policisë Shijak, në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit.