VIDEO/ Flakët ‘pushtojnë’ komisariatin e Shijakut

Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune.

Sipas burimeve për mediat, zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës, i cili siç duket edhe nga pamjet është nën pushtetin e flakëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po ndërhyjnë për të lokalizuar flakët.

Është e paqartë sesi ka nisur zjarri në brendësi të komisariatit dhe policia po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Shijak /Informacion paraprak 

Rreth orës 18;30, në katin e dytë të Komisariatit të Policisë Shijak,  në zyrën e  ndihmës/specialistit të rendit  ka rënë zjarr.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet e para hetimore  paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor  dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore   po punojnë  për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit.