Shembja e dherave nga reshjet e dendura të shiut, bllokon për orë të tëra Bypassin e Vlorës

Reshjet e dendura të shiut ka shkaktuar probleme edhe në Bypassin e Vlorës.

Rruga ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave, të cilat kanë ardhur pas reshjeve të një dite më parë. Për shkak të shembjes së dherave është bllokuar qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës për të hapur qarkullimin.

Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit.