‘Balluku tallet me vlonjatët si Rama...’/ Berisha nxjerr VIDEO-n: Vjedhin çdo gjë, ndaj ndodh kjo që shihni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar të publikojë pamjet skandaloze nga përmbytja e Vlorës pas reshjeve të shiut ditën e djeshme.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka publikuar një video ku dallohen rrugët e Vlorës nën ujë dhe një pjesë nga fjalimi i ministres së Transportit dhe njëherëza zëvendëskryeministres Belinda Balluku në parlament, ku mburrej se ‘ne bëjmë rrugë, ne bëjmë aeroporte, ne bëjmë shkolla, ne bëjmë kopshte dhe të gjitha këto janë të prekshme nga qytetarët. I ka ndarë Zoti këto gjëra. Ne bëjmë punët ju bëni llafet’.

Këta vjedhin në rrugë, vjedhin në porte, vjedhin në aeroporte, vjedhin në çdo gjë ndaj dhe ndodh kjo që shihni!’, shkruan Berisha në Facebook.