VIDEO/ ‘Aspirinat’ befasohen nga Holstein Kiel, Dortmundi mposhtet nga Union Berlini

Bayer Leverkuseni ‘ngec’ në sfidën e shtëpisë ndaj skuadrës së sapongjitur në Bundesligë, Holstein Kiel.

Në “BayArena” gjithçka u mbyll në barazim 2-2, me vendësit që shpërdoruan epërsinë e dyfishtë të arritur brenda tetë minutave të parë me golat e Boniface dhe Hofmann, të asistuar nga i njëjti  futbollist, Palacios (Golat e ndeshjes).

 

Në shtesën e fraksionit hapës, Geschëill ngushtoi diferencën në 2-1, për të ardhur më pas te goli i Arp me 11-metërsh (69’), që vulosi barazimin 2-2.

Ditë e keqe edhe për Borussian e Dortmundit, që u mposht 2-1 nga Union Berlini. Vogt (26’) dhe Vertessen (45’) shënuan për vendësit në pjesën e parë, ndërsa goli i Ryerson në fraksionin e dytë i vlejti vetëm për statistikë Dortmundit.  (Golat e ndeshjes).