Ancelotti e grumbullon për Villarrealin, Deschamp ndihet i mashtruar nga Mbappe

Ekziston një çështje “Kylian Mbappé” në Francë. ‘Ylli’ i Realit të Madridit u la jashtë skuadrës së Francës për ndeshjet e Ligës së Kombeve në mënyrë që mund të rikuperohej plotësisht nga dëmtimi gjatë pushimit. Ndërkohë, Carlo Ancelotti e ka përfshirë në listë për ndeshjen në shtëpi kundër Villarrealit. Por atëherë është rikuperuar apo jo ish-sulmuesi Paris Saint-Germain? Shumë njerëz në Francë kanë ngritur këtë pyetje.

Edhe “L'Equipe” shkruan plot hapi për atë që po ndodh me mbappenë. Pak para se të merrte vendimin të enjten, Deschamps kishte folur me sulmuesin e tij, i cili i tha se nuk po ndihej 100 për qind dhe se duhej të rikuperohej. Prandaj të dy kishin vendosur që të mos grumbullohej me kombëtaren. Por dje, pasi zbuluan se Carlo Ancelotti kishte përfshirë në listë francezin, Deschamps dhe stafi i tij u befasuan.

Nëse Mbappé luan këtë të shtunë në mbrëmje, pasi u aktivizua për rreth dyzet minuta ndaj Lille (0-1) të mërkurën (Ancelotti deklaroi se nuk është 100% i rikuperuar), atëherë i bie që sulmuesi e ka gënjyer trajneriun e Francës për gjendjen e tij. Duket edhe njëherë se mes Realit të Madridit dhe Francës ka keqkuptime. Ashtu si tri javët e mosdisponueshmërisë që u kthyen në tetë ditë.

Nëse do të luajë titullar ose të paktën shumë minuta kundër Villarrealit, ka të ngjarë që Deschamps më pas të ndihej i mashtruar, përfundon gazeta franceze.