'Do ju djeg të gjallë të gjithëve'/ Nëna e 31-vjeçares që u dogj me benzinë tregon kërcënimet

Nëna e 31-vjeçares Melisa Trëndafili, që u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, ka treguar se si mori fund arratisja e dhëndrit të saj. Në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur”, Ana tregoi se Bledar Trëndafili kishte shkuar i maskuar per ta takuar kur ajo ishte në spital.

Madje Trendafili e telefonte duke e kërcënuar atë edhe familjen e saj. Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Mesila Trendafili rrëfeu se 45-vjeçari konsumonte drogë dhe merrte para borxh për të blerë lëndën narkotike, ç’ka solli edhe fundin e martesës së tyre.

Fjala e nënës:

“Kishte shkuar tek familja e së motrës, ndoshta për t’u strehuar, nuk e di. Na lajmëruan njerëz që na njohin dhe na thonë që është tek shtëpia duke shkallmuar derën. Unë kisha policinë tek shtëpia se na ka shoqëruar këto dy javë dhe u thashë zotërinë e keni në Korçë mund ta kapni. Nëse nuk e kapni i bie ta kapim vetë. E arrestuan tek lagjja e shtëpisë së motrës së vet. Numri i vetëm që mbante mend ishte i vajzës, e merrte ne telefon dhe e lokalizonim. Por merrte nga numra të qytetarëve dhe nuk e lokalizonim dot, gjithashtu kishte ndryshuar pamje. Ditën që dolëm nga spitali kishte shkuar në spitalin e djegies i kishte thënë rojës “Jam vëllai i Melisës a mund ta takoj?

Fola dhe personalisht atë ditë me të, tha: ‘Ana kam ardhur të takoj Melisën, por jeni larguar?”. E gënjeva i thashë që: “Jo, do të zbres të të marrë”. Por e kuptoi dhe u largua. Po e mbaja me fjalë sa të shkonte policia, por u largua. Ia kemi referuar polcisë edhe vendin ku flinte. I gjeti djali rrobat që ndërronte. Me ne e kishte inatin sepse nuk e pranuam. Pse strehuam vajzën në shtëpi. Vajza është në gjendje të rënduar, me psikiatër. Plagët janë në sipërfaqe të madhe, mjekohet çdo ditë. Shpenzimet ishin të papërballueshme ndaj dolëm nga spitali, fëmijët e saj po qëndronin në hotele” tha nëna e Melisës.