SYRI TV/ Fier, Gjanica ndotet nga mbetjet e naftës, qytetarët: Institucionet nuk marrin masa

Reshjet e shiut ndotin lumi Gjanica që përshkon përmes qytetin e Fierit.

Mbushja me ujë e gropave që kanë  naftë bruto kalon nëpërmjet kanaleve dhe përfundojnë në shtratin e lumit Gjanica. Por edhe kompani të ndryshme të cilat shkarkojnë ujërat e fundit të depozitave të naftës bruto të cilat nëpërmjet tubacioneve derdhen në shtratin e lumit Gjanica.

Është krijuar një situatë e rëndë në qytete dhe qytetarë ankohen se nuk janë marrë masa nga institucionet përkatëse

Nuk është hera e parë, por zyra rajonale e IMN kryen kontrolle, vendos gjoba por është gjykata ajo që merr vendimin se institucioni i gjobitur do e paguajë gjobën, por ajo mbetet në letër pasi nuk paguhet nga ato duke mos dhënë asnjë efekt konkret ne terren për këto kompani që abuzojnë