SYRI TV/ Zjarr në azilin e te moshaurve, 4 persona të lënduar

Një azil privat për të moshuarit në rrugën “Ali Visha” në Tiranë është përfshirë nga flakët, e për pasojë kanë mbetur të lënduar 4 persona.

Këto janë pamjet kur të moshuarit nxirren nga efektivët e Komisariatit nr 1, pak minuta pas mesnatës së të premtes nga qendra, disa prej tyre me mjete rrethanore.

Para kameras, familjarja e një personi që strehohej në azil dhe trajtohej aty për problemet shëndetësore që kishte, flet se si e ka mësuar ngjarjen, dhe për gjendjen shëndetësore të të afërmit të saj

Një prej të lënduarve ndodhet në spitalin e Traumës, dhe 3 të tjerë pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Nga ana e policisë dhe bluzave të bardha raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht u raportua se flakët nisën në një nga dhomat e azilit, tek një dyshek, por më pas, pista kryesore mbetet një shkëndijë elektrike në pajisjet e ngrohjes. Grupi hetimor ishte qëndroi përgjatë gjithë paradites në objekt me qëllim fiksimin e provave për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.