Frikë te Liverpooli për dëmtimin e ‘gardianit’ brazilian

Në pjesën e dytë të ndeshjes Crystal Palace-Liverpool, me rreth dhjetë minuta të mbetura nga përfundimi, Arne Slot humbi Alisson Becker për një dëmtim në gju.

Portieri brazilian u zëvendësua nga Jaros dhe u shfaq me shumë dhimbje që në fillim. Mediet ne Angli raportojnë se portieri brazilian mund të ketë dëmtuar ligamentin e gjurit.

Ndërkohë, Liverpooli do të jetë lider në Premier League për të paktën dy javët e ardhshme. Në ndeshjen e parë të futbollit anglez këtë të shtunë, të kuqve iu desh vetëm një gol pas nëntë minutash nga Diogo Jota, i asistuar nga Gakpo, për të mposhtur Crystal Palace.

Salah me shokë thellojnë epërsinë në krye të tabelës: ata janë aktualisht +4 ndaj Manchester Cityt dhe Arsenalit.