Çupi: Investimet për kanalizimet, prioritete periferike të qeverisë, përmbytjet rezultat i neglizhencës

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, në një postim në Facebook, ka shprehur shqetësimin e saj për përmbytjet në disa bashki të vendit. Ajo ka fajësuar qeverinë dhe bashkitë për dështimin në investimet e duhura në infrastrukturën e kanalizimeve dhe menaxhimin e përmbytjeve, duke kritikuar fokusin e tyre në lejimin e ndërtimeve dhe mungesën e masave preventive.

Çupi thekson se mungesa e transparencës në menaxhimin e fondeve të emergjencave dhe dëmet e shkaktuara në ekonominë lokale po e përkeqësojnë jetesën e qytetarëve. Ajo bën thirrje për një hetim të institucioneve përkatëse dhe për mbajtjen e përgjegjësisë nga autoritetet lokale dhe qendrore.

POSTIMI I PLOTË

Së pari uroj dhe  lutem  që të
mos ketë humbje në njerëz dhe deme sa më të pakta nga përmbytjet..
Përmbytjet në këto bashki kanë emrin e bashkisë dhe të qeverisë.
E them këtë per arsye se:
Qeveria dhe bashkitë Vlorë, Tiranë 
,Durrës, Lezhë, Shkodër etj. kanë dështuar  për të investuar në infrastrukturën e duhur për menaxhimin e sistemit të kanalizimeve dhe insfrastuktures nêntokësore.
Mungesa e kanalizimeve, argjinaturave, apo punimeve mbrojtëse që do të ndalonin përmbytjet jane prioritete periferikë ose nuk ekzistojnë fare.
Prioritet për këto është  etja pa ndalim për lejimin e ndërtimeve me apo pa leje duke zëne çdo hapsirë urabane, duke shtuar siperfaqet e betonit dhe duke reduktuar ndjeshëm sipërfaqet e gjelbërta.
Farsa e rilindjes urbane me shpenzime mbi 2.2 miliard euro është treguesi i qartë për çdo qytetarë.
Ky program kishte si qëllim propagandën, fasadën dhe aspak përmirësimin afatgjatë të qyteteve.
Jo më kot sot qytetet po braktisen dhe po bëhen të pajetueshme dhe pabanueshme.
Përgjegjësi kanë drejtuesit bashkiak për mosmarrjen e masave preventive,për neglizhencë dhe mungesë të mirëplanifikimit në menaxhimin e emergjencave. 
Ka mungesë reflektimi nga mësimet e nxjerra në raste të tilla të përmbytjeve në çdo stinë të vitit.
 Gjithashtu mënyrat e keqmenaxhimit të fondeve të dedikuara për emergjenca apo për përmirësimin e kushteve të infrastrukturës jane kritikë direkte.
Nuk ka  transparencë mbi shpenzimet dhe fondet e alokuara,kompensim  të çdo  qytetari dhe biznesi për dëmet që ju janë shkaktuar ashtu siç ligji e percakton apo   për mungesën e planifikimit afatgjatë për përballjen me ndryshimet klimatike.
Përmbytjet e vazhdueshme po dëmtojnë rëndë ekonominë lokale, sidomos bujqësinë dhe bizneset, duke e përkeqësuar jetesën e qytetarëve. 
 Bëj thirrje mbi alarmin në mungesën e mbështetjes nga institucionet,reagimin e dobët, braktisjen e qytetarëve sapo pushon shiu, harresën për ti kompensuar dhe mbi masat parandaluese që ngjarje te tilla të shkaktuara nga neglizhenca e drejtuesve dhe institucioneve të mos i faturohet vetëm natyrës.
Qeveria, bashkitë dhe agjensitë qeveritare duhet urgjentë t’ju japin llogari qytetareve dhe të marrin përgjegjësitë e tyre.
 Institucionet përktëse të ndërmarrin një  hetim mbi masat e bashkive,mbi  fondet për mbrojtjen sociale dhe garantimin e jetës së çdo qytetari në çdo bashki.