Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime, mungon sulmuesi kryesor

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar tashmë emrat e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mungesa më e madhe tek Dardanët është ajo e Vedat Muriqit, që është i lënduar.

Ndërsa në skuadër janë rikthyer treshja që bën shumë zhurmë në grumbullimin e fundit Edon Zhegrova, Aro Muric e Florent Muslija. Ndërkohë emër i ri është portieri Amir Shaipi.

Kosova më 12 tetor luan ndaj Lituanisë në Kaunas, ndërsa më 15 tetor e pret Qipron në Prishtinë.

Por, lista e Kosovës ka pësuar një ndryshim, duke u ndërruar dy lojtarë.

Muharrem Jashari që ishte në listën e pritjes ka zënë vendin e Astrit Selmanit.