Komision dhe kokainë, USA-BE, i thonë PJO Xhafës(Geronit) e Ramës(Olsit)!!

Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, refuzuan të ulen në tryezën e Fatmir Xhafës, në Komisionin Parlamentar kundër korrupsionit, por pranuan shkëmbim opinionesh.

Ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mandatoi dy anëtarë si ekspertë pjesëmarrës. Gjatë mbledhjes informale, në fillimjavë, kanë vendosur që të përfaqësohen me Arta Mandro, anëtare jo prokurore dhe Vatë Staka, anëtar prokuror. Përveç opozitës, refuzuese të angazhohet në këtë komision janë edhe gjashtë institucione të drejtësisë. Mungojnë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe ai i Posaçëm i Apelimit, të cilët kanë nxjerrë nga sistemi 400 prokurorë e gjyqtarë për arsye korruptive e profesionale. Cili nga shumë vendimet e tyre është klasifikuar nga prokuroria dhe gjykatat më pas i drejtë ligjërisht për të larguarit dhe të qëndruarit?!

Mungon gijotina, e cila pretendon se ka zbatuar ligjin se bashku me mbikëqyrësit ndërkombëtarë. Janë institucione, puna e të cilëve nuk është kontrolluar asnjëherë për kushtetuetshmërinë e bërjes së detyrës, ndonëse Strasburgu e ka qortur me vendime cilësinë e parregullsitë juridike të kësaj pune.

A kemi afera korruptive në rivlerësim? A kemi vendime të bëra me qoka financiare dhe sms nga mazhoranca? A ka pasur procese jo të rregullta ligjore? Akuzat janë të shumta.

Hetimet mungojnë!

Çfarë po ndodh?

Duket sikur sistemi është kundër sistemit, por duhet parë se nga vjen refuzimi dhe a ka në sfond një krizë të re, apo lojë të dakortësuar për të trukuar fasadën e pavarësisë së gjoja drejtësisë së re?

Përse kthehet nevoja e ndryshimeve ligjore, kur sapo është bërë gjithë ajo reformë me vullnet maksimal edhe të detyruar me 140 vota?

Thellim të mirëqeverisjes e luftës kundër korrupsionit??

Pra instiucionet e ndjekjes penale dhe të marrjes së së vendimeve, nuk janë duke e kryer detyrën e tyre kushtetuese?

Ka një analizë reale se çafrë kanë bërë?

Ka një inventar rezultatesh?

Kur do të mirëqeveriset dhe të luftohet korrupsioni nuk po e bën këtë SPAK?!

A është, synimi që Kuvendi të rrisë rolin e tij mbikëqyrës, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese.?!

Në qershor 2024 Ambasada amerikane “vëren nxitimin me të cilin u kaluan në parlament rezoluta dhe vendimi”, ndërsa Delegacioni i BE-së nga ana e tij, vë në dukje faktin që ngritja e komisionit u bë “pa mbështetjen e opozitës”.

Me 6 shtator 2024 Ambasada amerikane u shfaq me qëndrim mbështetës e përfshirës duke theksuar ndër të tjera se :

“....Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”. Por në funksionet e tij Komisioni duket se do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë. Kjo është thembra e Akilit ku nuk po përqafohen palët. Me 3 shtator 2024, kreu i delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato shfaqi mbështetjen për komisionin ‘Xhafaj’ duke kërkuar rezultate. Por në respekt të zbatimit të Kushtetutës partnerët janë gojëmbyllur kur Xhafa e Rama nuk zbatojnë asnjë vendim gjykate dhe me dosje të falsifikuara ndëshkojnë opozitën. Rasti "Xhaçka" është fundor dhe dërrmues. Ndonëse Gjykatat e çdo niveli dhe prokurorët përkulen nga oreksi i Ramës këtë herë ata i thanë jo ushtarit juridik të tij për komisionin, siç janë dosjet politike "Berisha" dhe "Salianji" Pyetja komike e dramatike është kush i "trimëroi" institucionet ti thonë jo Parlamentit?? Teorikisht e kanë detyrim! U kanë thënë Ambasadat mos shkoni?! Apo u ka thënë Rama bëni sikur nuk doni?!?! Apo ATA shohin se sky-enchro ka shpartalluar drejtësibërësit kombëtarë e ndërkombëtarë..!!?

Në gjithë këtë tallava ajo çka e ngriti këtë komision është shenjë e pranimit të dështimit të reformës së nisur më 2016 e votuar mesnatën e 21-22 korrikut...Geroni dhe Olsi, në histori penale ndërkombëtare kokaine, janë provat se sa e duan drejtësinë Edi dhe Fatmiri.