Dogji me benzinë ish-gruan/ Bledar Trëndafili qan para togave të zeza: Jam penduar, ajo më tradhtonte

Gjykata e Korçës la në burg 45-vjeçarin Bledar Trëndafili, i cili një muaj më parë dogji me benzinë ish-bashkëshorten e tij Melisa Trëndafili.

Trëndafili u njoh sot me masën e sigurisë "arrest me burg" të caktuar në mungesë nga Gjykata e Korçës pas ngjarjes së rëndë.

Prokuroria kërkoi që 45-vjeçari deri në përfundim të hetimeve të lihet në burg, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Gjate seancës, autori i dyshuar ka shfaqur shenja pendese.

"Nuk doja ta bëja por arrita e bëra. Jam penduar. Nuk më lejonte të takoja fëmijët, më tradhtonte dhe prandaj arrita deri atje," tha ai.

Gjatë seancës ka qene i rënduar psikologjikisht duke qarë para togave të zeza.