VIDEO/ U përmbyten nga uji, banorët e Vlorës: Kaluam situatë tmerri, bashkia nuk na hapte telefonin

Qytetarët e Vlorës kanë kaluar një situatë të rëndë nga përmbytjet ditën e djeshme. Një nga banorët është shprehur se dje kemi kaluar situatë paniku nga reshjet e shumta, uji sipas saj ka hyrë në shtëpi ku e ka mbushur dhe me inerte.

Ata janë shprehur se pushteti lokal i ka lënë në mëshirë të fatit dhe nuk u është gjendur pranë, ndërsa kërkojnë që të vijën dhe të vlerësojnë dëmet.

"Kemi flerë natën jashtë pasi kishim frikë nga uji i rrëmbyer që vinte nga lart. Asnjeri se hapte telefonin dhe nuk na përgjigjej. Nuk kemi ujë pasi është mbytur pusi i ujit.

Duhet që bashkia të vijë dhe të na vlerësojë dëmet që na janë bërë."