Zhegrova, Muslija e Muric kërkojnë zyrtarisht falje, Federata e Kosovës publikon letrën

Tre futbollistët e kombëtares të përjashtuar nga Franco Foda gjatë muajit shtator, Edon Zhegrova, Florent Muslija e Arianet Muric, i kanë kërkuar falje publike Federatës së Futbollit të Kosovës, duke mundësuar kështu edhe kthimin e tyre.

Kjo u bë e ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare.

Ndërkaq FFK-ja ka publikuar letrën e plotë të kërkim faljes, ku edhe tre futbollistët janë ftuar për ndeshjet e muajit tetor, kundër Lituanisë dhe Qipros.