Maldini Kaçurri thirret për herë të parë në Kombëtaren U-21, Bushi publikon listën për ndeshjen me Armeninë

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Armenisë më 15 tetor në stadiumin “Air Albania“, në orën 18:00.

Të hënën nis grumbullimi i Kombëtares U-21 për këtë sfidë, teksa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar për këtë takim.

11 lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Për herë të parë grumbullohet me Shqipërinë mbrojtësi i Arsenalit, Maldini Kaçurri.   

Pas fitores fantastike ndaj Zvicrës U-21 në transfertë, Shqipëria do të kërkojë triumfin e radhës në “Air Albania”.