Luhen në të njëjtin orar, njihuni me sfidat e ditës së sotme në Superiore

Në orën 19:00 do të luhen dy ndeshje të vlefshme për raundin e 8-të në Superiore.

Partizani do të përballet me Bylisin ndërsa Skënderbeu me Egnatian.

Të kuqtë vijnë me moralin lart në këtë sfidë pas fitores në javën e shkuar, ndërsa ballshiotët do të kërkojnë fitoren e parë me Nevil Deden në stol.

Ndërsa në sfidën tjetër të dyja skuadrat duan 3-pikët pas humbjes në javën e parë.

Ndeshjet e sotme

Partizani-Bylis                  ora 19:00

Skënderbeu-Egnatia       ora 19:00