Emrat+Foto/ Mes 2% të shkencëtarëve më të mirë të botës, 6 profesorët shqiptarë të diasporës, që përfaqësojnë vende të tjera
Në muajin shtator Universiteti Stanford në Kaliforni publikoi listën e 2% të shkencëtarëve më të cituar në disiplina të ndryshme dhe me krenari Universiteti i Prishtinës njoftoi se dy profesorët e vetë, janë përfshirë në listën e më të mirëve në botë. Gjithashtu 5 profesorë ishin nga Universiteti i Malit të Zi, 4 nga Universiteti i Shkupit dhe 5 nga Universiteti i Sarajevës.
Por rezulton se në listën e Universiteti Stanford janë edhe 6 akademikë shqiptarë të diasporës.
“6 nga akademikët e diasporës, pjesëmarrës në Programin READ janë rënditur në 2% të shkencëtarëve më të mirë në botë nga Universiteti Stanford!” – njofton Albanian-American Development Foundation (AADF).
“Jemi krenarë për arritjet në shkallë globale mirënjohës që akademikët janë angazhuar me programin READ për të kontribuar në Shqipëri.“ – shkruan krahë profilit të secilit prej profesorëve shqiptarë.
Arben Merkoçi, aktualisht është profesor në ICREA dhe drejtor i Grupit të Nanobioelektronikës dhe Biosensorëve në Institutin Català de Nanociencia i Nanotecnologia (ICN2), pjesë e Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë së Barcelonës (BIST).
Valentina Ndou, hulumtuese e lartë dhe profesore në Departamentin e Inxhinierisë së Menaxhimit në Universitetin e Salentos, Itali.
Dorina Pojani, Profesor i asociuar në planifikimin urban në Universitetin e Queensland, Australi
Nazim Gruda, profesor Doktor në Universitetin e Bonit, Gjermani.
Qëndrim Zeneli, profesor në Universitetin e Mjekësisë Veterinare në Vjenë, Austri.
Fatos Xhafa, profesor i Universitetit të Katalonjas (University of Catalonia).
Ky rankim konsiderohet si më prestigjiozi në botë dhe renditja e shkencëtarëve bëhet nga të dhënat bibliometrike të Scopusit.