'Burgosje e padrejtë'/ Alizoti: Salianji s'ka pasur asnjë post në shtet, ka qenë gjatë gjithë kohës opozitar

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, i ftuar në 'Edicionin e Mbrëmjes' në Syri Tv, teksa sqaroi 'konceptin e së drejtës' , shtoi, se njerëzit izolohen ose futen në burg kur përbëjnë rrezik për shoqërinë dhe se Salianji nuk përbën rrezik për shoqërine, kjo, pasi bëhet fjalë për një njeri i cili nuk ka pasur asnjë post në shtet dhe ka qenë gjatë gjithë kohës opozitar.

Unë kur ndodhi arrestimi i Salianjit isha për një vizitë në Gjermani dhe sa kisha shkuar dhe mua me shqetëson tej mase si precedent .

Pra ka një domethënie shumë serioze kjo situatë, që për mua këtë herë është shpërthyer linja e kuqe.

Tani si mundet një hetues i komunizmit, dikush që ka qenë punonjës i hetuesisë, të arrijë sot të burgosë një djalë të ri opozitar, i cili nuk ka patur asnjë post në shtët, asnjë detyrë, nga dita e parë deri tek e fundit ka qenë opozitar.

Dhe sot gjen kurajon që duke qenë deputet i opozitës, njeri vetëm opozitar, ta arrestosh dhe ta çosh nje vit në burg, kur ti ke sot ke kryetarin e bashkisë që bëhet fjalë për vjedhjen e milliona e miliona eurove, ke njerëz super të korruptuar, që kanë grabitur dhe përbërë një rrezikshmëri të madhe shoqërore.

Çfarë është koncepti i së drejtës?

Pra njerëzit izolohen ose futen në burg kur përbëjnë rrezik për shoqërinë dhe unë nuk besoj se Salianji përbën rrezik për shoqërinë.