Tirana një 'geto urbanistike'/ Teliti thirrje për protestë më 7 tetor

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje për protestë më 7 tetor kundër betonizimit të Tiranës, duke e quajtur kryeqytetin një “geto urbanistike”. Ai thekson se ndërtimet e pakontrolluara të viteve të fundit, pa infrastrukturën e nevojshme, kanë sjellë përmbytje të shpeshta dhe bllokim të trafikut në Tiranë.

Sipas Telitit, mbi 10 milionë m² leje ndërtimi janë dhënë nga qeveria, duke arritur një rekord ndërkombëtar. Ai fton qytetarët që në këtë datë të protestojnë për respektimin e Kushtetutës, dinjitetit njerëzor, dhe për t’i thënë “STOP” korrupsionit dhe betonizimit të qytetit.

POSTIMI I TELITIT:


TIRANA NJË "GETO URBANISTIKE". DIL E PROTESTO NDAJ BETONIT QË PËRMBYT!
Fakt: Nuk janë të shumta ditët me shi në Tiranë, ama kur bie shi, brenda pak minutave rrugët dhe bizneset përmbyten, trafiku bllokohet, Tirana urbane paralizohet.
Fakt: Ndërtimet pa kriter të viteve të fundit, ndërtime në cdo shesh bosh dhe hapësirë publike, pa i shoqëruar me infrastrukturën e domosdoshme në rrugë, rrugica dhe kanalizime, e kanë shndërruar Tiranën urbane në një "geto urbanistike".
 Fakt: Mbi 10 milionë m2 leje ndërtimi të dhëna nga shefi politik i 5D, rekord ky ndërkombëtar!
Cfarë duhet të presim më për tu ngritur?
Në #7tetor të protestojmë për të drejtat tona, për zbatimin e Kushtetutës, për respektimin e dinjitetit njerëzor.
Në #7tetor të protestojmë kundër korrupsionit, klientelizmit, abuzimeve të panumërta.
Në #7tetor ti themi STOP betonizimit të Tiranës dhe PO një jetese me standarte normale.
 Bashkë jemi të fuqishëm, vetëm bashkë mund të sjellim ndryshimin!

#osotokurrë