FOTO/ Pas Donald Trump, Këlliçi vijon takimet me senatorët amerikanë në Michigan

Pas takimit me ish-presidentin Donald Trump, anëtari i Kryesisë së PD-së, njëkohësisht drejtues politik i Tiranës, Belind Këlliçi, ka vijuar takimet në ShBA me kandidatët republikanë për senator në zgjedhjet e nënëtorit.  

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Këlliçi njofton se është takuar edhe me kandidatin për Senator dhe ish Kongresmenin e këtij shteti për 14 vite, Mike Rogers.

Nga takimi i Presidentit Trump në Saginaë, Michigan, ku pata mundësinë të takohem dhe me kandidatin për Senator dhe ish Kongresmenin e këtij shteti për 14 vite, Mike Rogers’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, fokusi i bisedës së Këlliçit me Trump ka qenë keqpërdorimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri nga pushteti për të goditur opozitën e vendit dhe arrestimin pa prova e fakte të liderit të opozitës, Sali Berisha. Mësohet se gjatë bisedës është folur për mekanizma të njëjtë të përdorimit të drejtësisë me lobim nga Soros si në proceset e montuara ndaj Trump.