Veselinovic: E komplimentoj Bylisin për lojën që zhvillon, Hadroj krenar për Kombëtaren

Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic, foli para medieve për ndeshjen e radhës me Bylisin. Ai theksoi se e ka skuadrën në gjendje shumë të mirë.

“Atmosfera është gjithmonë fantastike brenda grupit të djemve. Çdo fitore është një plus për vetëbesimin, por në futboll, ajo që ndodhi ndaj Egnatias është e së kaluarës në krahasim me atë që është para nesh.”

Bylisi: “Kam parë të gjitha ndeshjet e Bylisit, ka luajtur shumë mirë. Nëse analizoni ndeshjen me Egnatian, kishte dy shanse të mëdha shënimi për ta. Në këtë kampionat nuk ka ndeshje të lehta, e cilësoj një ndeshje të vështirë. Në ndeshjen e fundit ndaj Elbasanit, luajtën njëlloj mirë dhe shpesh ishin më mirë në fushë. Komplimentet e mia për lojën e tyre dhe kam respekt për ta”.

Ndryshimi i trajnerit te Bylisi: “Puna jonë është e vështirë dhe duhet të përshtatemi me të gjitha situatat dhe tani jemi kundër tyre. Duhet të jemi gati për çdo situatë. Duhet të mendojmë si do të jemi në fushë dhe si do të veprojmë”.

Hadroj, në Kombëtare: Hadroj është i vetmi nga Superiorja që është në listën e Kombëtares, ky është informacion i ri për mua. Në vende të tjera kemi më shumë, por jam i lumtur për situatën. Hadroj është krenar që luan për kombin dhe mendoj se është motivim për të. Në të ardhmen mendoj se do të ketë të tjerë në Kombëtare.”

Situata e Zguros: “Mendoj se është një pyetje për klubin, mund të japin një përgjigje më të mirë rreth tij dhe të shohim se si do të vazhdojë.”

Domgjoni: “Të gjithë në Shqipëri e njihni më mirë karrierën e tij. Ka luajtur në klube të mira në Turqi apo Kazakistan. Ai është fizikisht fantastik. Nuk ka luajtur që nga qershori, është për t’u përmendur, por ai më tregon çdo ditë që është shumë serioz dhe profesionist. Jam i sigurt se do të ndihmojë ekipin, por varet nga situata.”