FOTO/ Përmbytjet në Vlorë, Manastiri i Zvërnecit ‘pushtohet’ nga uji

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin ka krijuar përmbytje dhe probleme të mëdha në disa qytete të vendit, sidomos në Vlorë, ku rrugët e lagjeve janë kthyer në ‘lumenj të rrëmbyeshëm’.

Përmbytjeve nuk i ka shpëtuar as Manastiri i Zvërnecit, ku nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohet uji i cili ka hyrë brenda ndërtesës.