'Të padisiplinuarit' u rikthyen në përfaqësuese, kërkojnë falje publike me një letër të përbashkët

Edon Zhegrova, Arianet Muric dhe Florent Muslija janë rikthyer në përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjet e tetorit që zhvillohen në kuadër të Ligës së Kombeve.

Federata e Futbollit e Kosovës kishte njoftuar se për arsye disiplinore janë larguar tre futbollistë nga grumbullimi, por tani duket se ka bërë prapakthehu.

“Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata,” do të reagonte Federata e Kosovës pa ndeshjes me Rumaninë.

Në publikimin e listës për ndeshjen ndaj Lituanisë dhe Qipros, u publikua edhe një letër e përbashkët nga tre lojtarë që kërkojnë falje për veprimet e tyre.

“Të nderuar: Bashkëlojtarë, trajner, Federatë dhe mbi të gjitha tifozë të Kombëtares së Kosovës.

Po ju drejtohemi me këtë letër për t’ju thënë se kemi bërë një gabim dhe nuk i kemi ndjekur rregullat e ekipit kombëtar.

Për këtë, ne duam t’i kërkojmë falje, trajnerit, bashkëlojtarëve, federatës dhe tifozëve.

Ne duam të luajmë për shtetin tonë dhe gjithmonë do të bëjmë më të mirën në të ardhmen”, përfundon reagimin i tyre së bashku me nënshkrimet e vendosura.