SYRI TV/ Luçiano Boçi takim me strukturat në Vaun e Dejës, Boçi: Berisha dhe Salianji të burgosur politikë

Drejtuesi Politik i Qarkut të Shkodrës, i cili është edhe nënkryetar i PD-së Luçiano Boçi zhvilloi një takim me strukurat e PD-së në Vaun e Dejës, nga ku deklaroi se opozita nuk do gjunjëzohet përballë regjimit të kryeministrit Rama, i cili mban të burgosur politik kreun demokrat, Sali Berisha.

Gjatë takimit, Anëtarët dhe simpantizantët e PD-së u shprehen se pjesëmarrja në protestën e 7 tetorit nga Vau i Dejës do jetë masive, ku të gjitha strukturat janë angazhuar deri në realizimin e kërkesave të opozitës.

SYRI TV

Nënkryetari I Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i cili është edhe drejtues politik në qarkun e Shkodrës ka zhvilluar një takim me strukturat në Vaun e Dejës, nga ku akuzoi kreun e qeverisë  për lidhjet me krimin, ndërsa denoncoi praktikat e Edi Ramës për ti  mbyllur gojën opozitës me anë të burgosjeve politike.

Përfaqësuesit e degës së PD- së në Vaun e Dejës dhe ish deputeti Zef Hila e vendosën theksin te bashkimi i opozitës dhe vijimi i aksionit opozitar.

Anëtarët dhe simpantizantët e PD-së u shprehen se pjesëmarrja në protestën e 7 tetorit nga Vau i Dejës do jetë masive,  ku të gjitha strukturat janë angazhuar deri në  realizimin e kërkesave të opozitës.