Salianji-Peleshit: Je përfitues i dy standardeve të drejtësisë, kur Rama të flaku si ministër! Ku janë hetimet për të?

Deputeti demokrat Ervin Salianji përmes avokatëve të tij ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi.

Në reagimin e tij, Salianjit thotë se padrejtësinë që prodhon kapja dhe përdorimi politik i gjyqtarëve, nuk shpëtojnë as nga drejtësia e njeriut as nga ajo e historisë.

Salianji shprehet se vetë Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standartet e drejtësisë, kur Rama e flaku si minister, ndërsa iu hapen disa hetime.

Salianji pyet se përse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Minister Bujqësie, ndërkohë që ekspertët e fushës  e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët.

Publiku do te dijë; ku janë hetimet për  Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë, ashtu sikurse qyetarët kërkojnë të informohen se a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë?

Tashsmë thekson Salianji, PD proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar!

Reagimi i Ervin Salianjit ndaj deklaratës së Niko Peleshit, nga kabina telefonike e burgut të Fierit dhënë avokatit.

Po reagojmë ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i  gjykatave!

Vendime të padrejta historia njeh me simbole të mëdha! Edhe Mandela u gjykua nga Rivonia Trial dhe u burgos, Martin Luter King u gjykua nga gjykatat, edhe madje Gandi u gjykua e dënua nga gjykatat.

Ata që guxuan t’i dënojnë, nuk shpëtuan as nga drejtësia e njeriut as nga ajo e historisë.

Sot, Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar!

I shërbejmë Shqipërisë duke denoncuar banditët e  kriminele me pushtet, duke denoncuar këta që vjedhin e shkretojnë Shqiperinë?!

Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standartet e drejtësise. Kur Rama e flaku si ministër ju hapen disa hetime.

Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Minister Bujqësie,  ndërkohë që ekspertët e fushës  e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët!

Publiku do te dijë; ku janë hetimet për  Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë?

Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë?

Çfarë  shkakton dëm per intersin publik, helmimi i qytetareve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda dites per ne Itali?!

Nese thënia e të vërtetave dhe denocnimet e mafies kane kosto, po marr persiper çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirise dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojne se kjo do të ndalë të vërtetat.

E mos shesin më kumbullat e pangrënshme të propagandës, se gjoja nuk komentojë vendimet e gjykatave, këtë alibi ja ka shuar Rama, ishte ai që  ne parlament e paralajmeroi në 3 seanca denimin tim politik. Ishte Rama vetë që  dhe pas vendimit,  i doli per zot denimit, duke I dhënë argumenta gjykatës që ende sot nuk po i shpall.

E verteta vonon por nuk harron!