Ish-trajneri i Francës sulmon Mbappenë: Ndaj Lilles bëri ecje në fushë për gjysmë ore

Raymond Domenech kishte sulmuar Kylian Mbappénë gjatë Kampionatit Evropian në Gjermani. Ish-trajneri i Francës, 72 vjeç, rikthehet për të ngacmuar sulmuesin në një prononcim për “L'Equipe”:

"Dëmtimi u konfirmua një javë më parë. Ai nuk duhej të luante në Lille me Realin e Madridin. Në të vërtetë, më shumë se të luante bëri gjysmë ore ecje në fushë.

Problemi është se nuk jemi të sigurt nëse ai do të luajë të shtunën. Dhe pastaj detyra e Didier nuk është t'u japë minuta lojtarëve në mënyrë që ata të jenë të gatshëm të luajnë në ligë, me klubet e tyre. Dua të them: kushdo që thirret duhet të jetë gati për të luajtur. Ekipi francez nuk është infermieri, duhet të jesh efikas. Nëse e grumbullon një lojtar, duhet të jetë gati për të luajtur. Nëse do të luante edhe gjysmë ore për Real Madridin këtë fundjavë dhe më pas do të lëndohej kundër Francës, çfarë do të kishin thënë? Do të thoshin se e trajtuan keq, se duhej të kishte 15 ditë pushim. Kjo është baza, gjithçka ishte parashikuar tashmë”.

Kujtojmë se Mbappé nuk u thirr nga Deschamps për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Belgjikës. Këtu është lista e plotë:

Portierë: Maignan, Samba, Areola.

Mbrojtës: Clauss, Digne, W. Fofana, T. Hernandez, Konaté, Koundé, Saliba, Upamecano

Mesfushorë: Camavinga, Fofana, Guendouzi, Koné, Tchouaméni, Zaire-Emery

Sulmues: Barcola, Dembélé, Kolo Muani, Nkunku, Olise, Thuram