Kampionati i futbollit amator 5×5/ Përcaktohen grupet për edicionin e ri në zonën e Tiranës

Sezoni i ri i Kampionatit Kombëtar të futbollit “5×5” për zonën e Tiranës do të nisë më 14 tetor. Departamenti i Futbollit Amator në FSHF ka organizuar hedhjen e shortit për edicionin e pestë të kampionatit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku u përcaktua ndarja e grupeve për zonën e kryeqytetit.

Këtë edicion të kampionatit 5×5 në Tiranë do të marrin pjesë 63 skuadra, të ndara në gjashtë grupe. Skuadrat do të luajnë me sistem grumbullimi pikësh në grup dhe më pas do të shpallin fituesin e kryeqytetit përmes fazës play-off.

Më poshtë grupet e Kampionatit Kombëtar të Futbollit “5×5” për zonën e Tiranës:

GRUPI 1: ATS, Kastriotët, FC.Dental Turk, Tech Team, Black Eagles, Union Bank, Shqiponja, FC Kombinat, Luem, Genius MFC, FUNFC.

GRUPI 2: Camëria, IMMI, Nabucco Lounge, Royals, Legjendat TT, Illyrians, Old Friends, Albania United, Pasticeri Nela, Supremes, FC.Tigres.

GRUPI 3: Whisky Bar, FC Dajti, Vila L, Tulipanët, Volta, Sony AD, Farka, Marquezz Caffe, Pharma Cell, Titans, Pellazgët, FC Lhind.

GRUPI 4: Erniku GS, FC Forest, FC Alpha, Julton, Piceri Haka, Zenith Travel, Drini Sport, Dok Team.

GRUPI 5: FC Sinaloa, Kulla 60, Allias, Squadin, FC Dymbëdhjeta, Armagedon, Sons, Intelekt 365, Barrikada A, Barrikada B, Maccaferri Balkans.

GRUPI 6: Ekipi i Forcave të Armatosura, Ekipi i Akademisë SE FA 5×5, Ekipi i Komandës Mbështetëse 5×5, Military Police 5×5, Ekipi i BMBSHPFA 5×5, Ekipi i Forcës Detare 5×5, Ekipi Forcës Ajrore 5×5, Ekipi FA E FSK 5×5, Ekipi AISM 5×5, Komando Speciale 5×5.