Merr flakë banesa dykatëshe në Krujë, shkak shkarkesa elektrike

Digjet një shtëpi dykatëshe në fshatin Larushk të Krujës. Gjatë mesditës së sotme reshjet me intensitet të lartë janë shoqeruar dhe me shkarkesat e rrufeve, për pasoje një e tillë dyshohet se ka rënë në një banese në fshatin Larushk.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Krujës të cilët po punojnë për shuarjen e flakeve të zjarrit në banesë. Fatmirësisht nuk janë shfaqur problee ne jetë njerëzore. Për të zbardhur shkaqet e zjarrit pritet ekspertiza nga grupi hetimor.