‘Njerëzit janë lodhur nga fjalët, kanë 12 vite që na dëgjojnë’- Korreshi zbulon 2 porositë që u janë lënë demokratëve për protestën kombëtare

Saimir Korreshi, deputet i PD-së është shprehur se për protestën e 7 tetorit, dy porosi kanë marrë, njëra është që të përcillet mesazhi dhe tjetra të sjellin njerëz në shesh.

 Ai tha se njerëzit janë lodhur nga fjalët, teksa shtoi se ka ardhur koha që ta bëjnë vetë programin.

“Lodhën njerëzit me fjalë kanë 12 vite që na dëgjojnë. Tani ka ardhur koha që njerëzit ta bëjnë vetë programin. Patjetër që organizimi ka menduar diçka. Ne na është lënë detyrë perçja ja e mesazhit dhe sjellja e njerëzve në protestë”, tha Korreshi.

Ai foli dhe për qeverinë teknike, ku tha duhet të marrin pjesë ata që nuk kandidojnë. Ndër të tjera deputeti demokrat shtoi  se ka ardhur koha për ndryshime kushtetuese.

“Nuk njoh argument pse të mos bëjmë protestë. Duke filluar pse u dënuam ne, mandati i Olta Xhaçkës, komisionet që janë ngritur me miliona euro. Duam qeveri teknike, duke qenë se kemi 34 vite që çdo force politike është ankuar për zgjedhje të votave. Në këto kushte, ka ardhur koha të kemi ndryshime kushtetuese si RMV.

Qeveri teknike duhet të marrin pjesë ata që nuk kandidojnë. Të mos vihen ata që thotë PD, por ato që duan të të dyja palët”, tha Korreshi.