SYRI TV/ PD për bashkinë Elbasan: Po bllokon llogaritë bankare të qytetarëve, u vjedh paratë

Një akti i paprecedent ka ndodhur në Elbasan, ku bashkia u ka bllokuar llogaritë bankare qytetarëve të saj me pretendimin se nuk kanë shlyer detyrimet tatimore. Denoncimi i fortë u be nga kryetar i degës së PD në Elbasan, Blendi Himci i cili tha se bashkia ka vjedhur paratë e qytetareve pas u ka ngrirë llogaritë në shkelje të ligjit pa i lajmëruar. Ai u beri thirrje qytetareve tu bashkohen protestës së 7 tetorit kundër padrejtësisë të qeverisë Rama.

Syri tv

Partia Demokratike ka denoncuar një akt të paprecedent që bashkia e Elbasanit po u bën qytetarëve të saj. Kryetari i degës ne Elbasan, Blendi Himci ka deklaruar se Bashkia e drejtuar nga Gledian Llatja, në shkelje te ligjit u ka bllokuar qytetarëve llogaritë bankare  me pretendimin se nuk kanë paguar taksat. Sipas tij qytetarët nuk janë lajmëruar dhe se bashkia po i vjedh paratë e qytetarëve për të justifikuar falimentimin saj.

Himci u beri thirrje qytetareve që të ti bashkohen protestë kombëtar të opozitës në 7 tetor para kryeministri për të reaguar ndaj padrejtësive qe ka bërë qeveria Rama.