Berisha: Unë do të jem i pranishëm edhe njëherë në krah të çdo protestuesi

Kreu i PD në deklaratë për mediat është shprehur se e shpirti im, zemra ime, mendja ime është me çdo protestues në Tiranë dhe kudo në Shqipëri.

Fjala:

Shpirti im, zemra ime, mendja ime është me çdo protestues në Tiranë dhe kudo në Shqipëri.

Të flasësh tani, të krahasosh fiziken me idealen, me shpirtëroren, me zemrën, bie në një banalitet, vulgaritet.

Kështu që unë do të jem i pranishëm edhe njëherë në krah të çdo protestuesi...

...Dhe njëherë, ftesa ime për të gjithë qytetarët shqiptarë që besojnë se duhet të votojnë si zotër të vullnetit të tyre të lirë, që besojnë se një vend me burgosje politike është një diktaturë, kësaj here jo ideologjike, por droge, krimi dhe vjedhje.

Se proceset politike ndaj liderëve politikë dhe qytetarëve nuk janë çështje të tyre me drejtësinë e diktaturës, por janë çështje të tyre me diktatorin dhe të mbarë shoqërisë me diktatorin dhe instrumentet e tij.

Është radha jonë, është radha jonë.

Ne do fitojmë!