Zbehen shpresat për Brajan Grudën, sulmuesi shqiptar zgjedh sërish Gjermaninë U-21

Gjermania U-21 ka ftuar sërish Brajan Grudën. Sulmuesi ishte përfolur më parë dhe për Kombëtaren e Shqipërisë, megjithatë diçka e tillë nuk ka ndodhur.

20-vjeçari do të jetë kështu i disponueshëm për Antono Di Salvon këtë muaj. Gjermania U-21 përballet fillimisht me Bullgarinë e më pas me Poloninë.

Të dyja këto ndeshje kualifikuese të vlefshme për Europianin e 21-vjeçarëve.

Mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë në vazhdim, por shpresat sa vijnë e zbehen që Gruda të vishet kuqezi.